Elia Zaharia dhe Princ Leka së shpejti do të bëhen prindër. Nëpërmjet disa fotove të siguruara nga “Panorama Plus”, çifti janë fotografuar rrugëve të kryeqytetit, ndërsa Elia shfaqet e veshur me një fustan të lirshëm.
Vëmendje tërheq barku i rrumbullakosur, duke mos lënë më vend për dyshime. Në një intervistë të mëhershme për “Panorama Plus”, Elia u shpreh se nuk kishte preferencë për gjininë: “Kur Zoti ta ketë shkruar, do të jemi të lumtur sidoqoftë! Rëndësi ka të na bekojë me fëmijë të shëndetshëm!” Bebushi po vjen 4 vite pas martesës së çiftit. Sa për shtatzëninë, nuk është zbuluar asnjë detaj i mëtejshëm, megjithatë Elia duket të jetë në tre mujorin e dytë të pritjes së ëmbël.