Performanca e gjysmë finalës mori komente të mira por edhe u kritikua, pavarësisht kësaj ‘I’m alive’ i dhuroi Shqipërisë biletën drejt finales.
Prive ka kontaktuar delegacionin shqiptar atje të cilët kanë treguar se Elhaida Dani është në formë për finalen e së shtunës.
Po ashtu, stafi i përfaqësuese shqiptare ka bërë të ditur se interesimet për këngëtaren shqiptare janë të mëdha.
Shumë fansa por jo vetëm e vizitojnë gjatë gjithë kohës në hotelin ku po qëndron.
‘I’m alive’ do e dëgjojmë sërish të shtunën nga ora 21.00./Prive.al