Shumë gjëra kanë ndryshuar për prezantuesen Floriana Garo përgjatë muajve të fundit.
Papritmas, ajo bëri të ditur lajmin e fejesës me një avokat nga Kosova që jeton në Zvicër teksa pak kohë më pas, ajo bëri të ditur edhe largimin nga bota e televizionit pas pesë sezonesh në ‘Jo vetëm modë’.
E tashmë kur është e lirë nga pothuajse secili angazhim me të cilin preokupohej në baza ditore, duket se pushimet mbeten alternativa më e mirë për bukuroshen.
Garo ka nisur tashmë ekspeditën në shtetin aziatik të Tajlandës nga ku ka postuar disa foto e vetme dhe jo përkrah Enisit.
Ndryshe, ky është udhëtimi i dytë brenda pak muajsh nga çifti i cili fillimisht zgjodhi të eksplorojë Maldivet si destinacionin e parë më të largët, përtej Europës. /Prive.al/