Besnik Mustafa, djali i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, në muajin maj të këtij viti është fejuar me Edita Bajramin me të cilën ështe në një lidhje tash e disa vite.
Siç duket fejesa ishte vetëm një lloj paralajmërimi për miqt dhe familjarët e tyre se martesa është fare pranë.
E jo më larg se këtë të shtunë më 12 nëntor çifti do ta kurorëzojë dashurinë dhe lidhjen e tyre disa vjecare me martesë.
Dasma do të mbahet në “Hotel Emerald” një prej ambienteve më luksoze në kryeqytet teksa do të marrin pjesë një numër i madh i të ftuarve.
Natyrisht ngjarja në fjalë do të ketë një vëmendje mjaft të madhe mediale pasi që bëhet fjalë për të birin e kryeministrit akutal të vendit. /Prive.al/