Reperi Arian Agushi, përjashto disa raste të pakta në rrjedhë kronologjike, gjithmonë është përfolur vetëm për muzikën dhe sukseset në të.
Jeta private ka qenë hermetikisht e mbyllur por duket se kohëve të fundit po bëhen përjashtime dhe reperi nga Lugina s’po tregohet edhe aq i rezervuar.
Tash e disa muaj, në rrjete sociale Arian Agushi nuk po kursehet në komente e zemra me një shqiptare me banim në Zvicër.
Benzinë zjarrit për një lidhje të mundshme që përflitet tash e një kohë me një vajzë që jeton në Europë i ka hedhur një postim i ditëve të fundit nga vetë vajza.
Në të, shihet Ariani i veshur me një maicë me bostanë teksa protagonistja ka zgjedhur mbishkrimin: ‘Ohh Arian sa osht tu mu honger do bostan. Të pres’.
Replika e reperit e mbushur përplot me figura bostanësh ka ngritur dyshime se nuk bëhet fjalë për një fanse të rëndomtë apo familjare meqenëse komunikimi kalon këto suaza.
Mes tjerash, edhe në veturën e re në Zvicër, me qëllim apo për koincidencë, targat nisin me inicialet AG, teksa fansa të flaktë të Goldit tashmë s’kanë rezerva për vajzën duke e pëlqyer dyshen në syrin e një çifti. Mbetet të shihet me kalimin e kohës se cila është e vërteta! /Prive.al/