Vetëm edhe pak ditë, Gresa Behluli, vajza e Shkurte Fejzës, martohet.
Sonte, këngëtarja ka kanagjegjin, i cili po mbahet në Prizren.
Prive ju sjell pamje ekskluzive nga ndenja e cila për pak pritet të fillojë.
Dasma e Gresës mbahet të shtunën në një restorant në periferi të Prishtinës, ku siç merr vesh Prive, ka shumë të ftuar.
Këngëtarja pak ditë më parë organizoi edhe ‘festën e beqarisë’ e rrethuar nga mikeshat e saj.
Ndonëse, Gresa e ka mbajtur goxha të fshehtë lidhjen dhe nuk e ka bërë asnjëherë shumë publike, ajo ka njoftuar që kohë më parë se këtë muaj martohet./Prive.al