Ekskluzive në NIN: Richard Gere flet për Kosovën

By

Pjesa e parë e emisionit NIN sontë iu kushtua evenimentit të madh të kinematografisë, Berlinale.

Siç edhe e do tradita, nga Berlini u përcoll pjesa më e rëndësishme e festivalit nga Alaudin Hamiti i cili solli sonte intervista ekskluzive.

Ndër më të rëndësishmet, ishte ajo e prononcimit mbi Kosovën nga ylli i madh kinematografik Richard Gere.

Gere, i cili në Berlin ishte për filmin ‘The Dinner’ u pyet mbi shtetin e ri të Europës

‘E dua Kosovën. Kam qenë atje. Isha gjatë luftës. Kam qenë në pikën kufitare me Maqedoninë’ – ka qenë prononcimi i aktorit të madh, mbase për habinë e shumëkujt që nuk është se dokumenton pamje nga vizita gjatë periudhës së vështirë në vitet 98/99. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm