Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri – Labi, vendosi që të marrë rrugën e politikës, duke kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ai në zgjedhjet e 11 Qershorit, garoi me partinë Aleanca Kosova e Re, e cila ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.
Kështu, në ditën e zgjedhjeve Labi ka marrë dhjetëra mijëra vota.
Prive.al nga burime të saj ka mësuar se Labinot Tahiri ka marrë rreth 13,000 vota në këto zgjedhje.
Ende nuk dihet nëse ai do futet në parlament, ngase kjo do të përcaktohet edhe nga votat që të tjerët kandidatë të listës së tij kanë marrë në këto zgjedhje por gjasat janë të mëdha. /Prive.al