Janë kryefjalë e çdo diskutimi mes njerëzve dhe tema e parë e secilës media rozë.
Çifti Nora Istrefi dhe Robert Berisha po përfliten vazhdimisht për relacionin e tyre.
U ndanë, janë bashkë, ku ishte Roberti kur Nora festoi ditëlindjen, cila është dhurata që ai ia bëri bashkëshortes, janë vetëm disa nga dilemat e mëdha të cilat, opinioni vlon t’i kuptojë.
E për të sqaruar çdo gjë në lidhje me thashethemet dhe planet e tij për karrierë solo si këngëtar pas ndarjes profesionale me Sinan Vllasaliun, Roberti foli ekskluzivisht për emisionin Prive.
Roberti tha se janë çuditur shumë persona për daljen e tij në solo këndim megjithëse ai qartësoi se në një fushë të tillë ka vite që është dhe s’ka dalë nga vullkanizeri në këngëtar.
Zhanri që do e kultivoj ai është pop-folk dhe kënga e parë pritet të jetë gati brenda disa javësh.
Mungesën e fotografive me Norën, Roberti e sqaroi me faktin se vetë nuk është i dhënë pas imazheve.
Muzikanti tregoi edhe përse në ditëlindjen e Norës mungoi, dhe çfarë i bleu si dhuratë bashkëshortes.
Materialin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /PRIVE.AL/