Edoni i përlotur shpërthen ndaj Artanit: “Ti qenke homofob”

By

Edoni me Artanin patën një debat goxha tensionues sonte.

Artani e akuzoi Edonin për shikime ngacmuese, derisa ky i fundit shpërtheu ndaj aktorit, duke e quajtur atë një homofob të madh.

Edoni pretendon se Artani po mundohet ta shfaqë keq para publikut, vetëm për ta larguar nga shtëpia pasi është i nominuar.

“Ti koke homofob deri te zoti edhe i vetmi rast kur e pate mundësinë me e shpreh është tash kur e pave që jam ngushtë, i nominum”.

Edoni, i cili është biseksual, tha se Artani nuk i duket aspak interesant as fizikisht e as si personalitet.

“Ti je personi më së paku i preferum, që ma së shumti më shkon në nerva. As kështu fizikisht, as si personalitet, hiq nuk më dukesh interesant, o Artan”, u shpreh Edoni.

Madje Edoni kërkoi që të dalin pamje se kur ka ndodhur shikimi ngacmues ndaj Artanit.

“Je i vetmi njeri që e ke këtë mendim dhe e ke veç për më me qitë mua keq para një publiku të tërë. Unë e kam një femër jashtë që e di këtë send edhe i ka pa krejt se këtu janë kamerat edhe nëse një shikim më i vogli, e lus publikun me e qitë”, ka thënë Edoni.

Këtë kërkesë të Edonit e përkrahu edhe vetë Artani, i cili po ashtu kërkoi që në Prime të dalin videot ku shihen ato shikime ngacmuese.

Artikuj të ngjashëm