Edona Llalloshi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmi është bërë i ditur nga Kutia TV, televizion i vëllaut të këngëtares.
Nëna dhe foshnja e gjinisë mashkull janë mirë teksa çifti tashmë ka vendosur edhe për emrin.
Djali do të quhet Nur dhe mirëseardhje në jetë i ka uruar edhe daja, Miloti përmes një postimi në Facebook.
Kujtojmë se Edona është bërë nënë për herë të parë para disa vitesh kur solli në jetë vajzën Doa. /Prive.al