Edona James dhe Kallashi bëhen bashkë për ‘ta kallur Kosovën’ ?!

By

Komunikimin me njëra-tjetrën nuk e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme pasiqë Edona deklaroi se është më e mirë se Kallashi, e cila edhe u tall duke ‘ngatërruar’ Edonën dhe Kujtimin.

Megjithatë, duket se raportet mes dyshes për një kohë të shkurtër janë përmirësuar aq shumë saqë bashkë po mendojnë për duet në planin muzikor.

Kjo lihet të kuptohet nga një postim i Edonës në rrjete sociale ku thotë: ‘Për Kallashin qohna prej gjumit. Duet, e kallim Kosovën.

Më pas, Edona valltares i ka shprehur dashurinë duke i thënë shqip: ‘Të dua’.

Se çfarë epilogu do ketë ky relacion që nisi si përplasje e po përfundon me dashuri nuk dihet. I mbetet kohës të tregoj rrjedhën e ngjarjeve. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm