Edis Kuraja ka thyer këmbën

By

Basketbollisti prishtinas Edis Kuraja ka pësuar një aksident të rëndë.

Ai të premten mbrëma teksa po kalonte rrugën, në afërsi të ish-objektit të “Rilindjes” u godit nga një makinë, transmeton Klan Kosova.

Kjo i shkaktoi lëndime të rënda trupore, përfshirë thyerjen e këmbës e ndrydhje në shpinë dhe legen.

Kuraja po ashtu ka 28 qepje në pjesën e shpinës.

I kontaktuar nga Klani, basketbollisti tha se nga mjekët i është thënë që shërimi nga këto lëndime pritet të zgjatë 6-8 javë./KlanKosova

Artikuj të ngjashëm