Mbrëmë këngëtari dhe kantautori Alban Skenderaj mbajti koncertin e tij gjigant “Motiv i jetë sime” në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Arena ishte e stërmbushur nga adhuruesit e muzikës së Skenderajt, i cili dhuroi emocione të mëdha duke performuar këngët e tij që ishin hite ndër vite.
E me këtë rast, edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga koncerti në llogarinë e tij në Facebook, ku edhe e duartrokiti këngëtarin shqiptar.
“Alban Skënderaj, sot në Air Albania Stadium, Tiranë”, shkroi i pari i egzekutivit shqiptar.