Robert Berisha i cili gjithmonë ka qenë figurë e preferuar nga shumë femra, me debutimin në muzikë shkaktoi shumë debat.
U përfol gjerë e gjatë fakti se kënga e re është e vjedhur, gjë që u sqarua më pas. Tashmë kur kënga ka rreth gjysmë milioni shikimesh, përderisa ne mund të kemi kritika, ajo po depërton edhe në Serbi.
Kjo të paktën sipas një videoje nga Show Bizi Shqiptar, ku pretendohet se kënga ‘Made in Albania’ po dëgjohet edhe në Beograd.
Në insertin e shkurtër shihet një femër teksa duket që e shijon shumë alkoolin nën tingujt e produktit muzikor nga Robert Berisha.
Nëse kjo video është e vërtetë, atëherë kjo shënon herën e dytë në kohë të shkurtër pas ‘Bonbon’ kur këngët shqipe dëgjohen në kryeqendrën serbe. /prive.al