Edhe këngët e Getinjos rrjedhin në internet

By

Po bëhet e shpeshtë – këngën që publikohen në internet pa lejen e autorit dhe shpërndahen si të tilla pa publikimin zyrtar të tyre.

E njëjta gjë ndodhi edhe për Getinjon, pasiqë dy këngë të tij kanë rrjedhur të internet. Bëhet fjalë për këngën “Ali Baba” dhe një tjetër, e Getinjo ishte ai që lajmëroi së pari ndjekësit e tij duke shkruar:

“Mu kan shpërnda nja dy  kang që i kom pas për album, ‘Ali baba’ edhe një tjetër, nuk është se mboni dom mu ndonjë gjë po sfitoni kurgjo prej ksaj pune”. – dhe pastaj më vonë pyet ndjekësit e tij se a të publikojë vetë këngën e tij, “Ali Baba”.

Së fundmi, edhe kënga e Yll Limanit kishte rrjedhur në internet dhe më pas Ylli ka publikuar zyrtarisht këngën “S’ki mem pa”. Po ashtu edhe kënga e Capital T “Akull”, kishte rrjedhur në internet pa lejen e reperit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm