Nëna më e famshme e yjeve tanë, ishte ky epiteti që iu mvesh Mona Ismailit falë punës dhe përkushtimit të pashoq ndaj vajzave të saj.
Këtë dedikim sikur e vërejtën të gjithë, rrethi, fansat dhe kolegët e motrave Ismaili.
Edhe ndarjën e saj nga jeta e përjetuan me pikëllim disa nga kolegët e këngëtareve, madje ata nuk hezituan edhe publikisht të shprehin ngushëllimet dhe respektin e madh që kishin për zonjën e ndjerë.
“Zani,Mona nuk ishte vetem nena jote, por ajo ishte nene dhe kshilluse per te gjithe ne. R.I.P Mona ky lajm me te vertet me ka prekur dhe merzitur shume . Ngushllime Zanfina, ngushllime familjes Ismaili”
Ishte ky përshkrimi ngushëllues krahas një fotografie të Zanfinës me nënën e saj të ndjerë, publikuar nga këngëtari Blero./PRIVE.AL/