Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka ofruar rekomandimin e tij për të gjithë adhuruesit e filmit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli thotë se në kohën kur po qëndrojmë nëpër shtëpitë tona ia vlen të shikohet filmi turk “Mrekulli në qelinë e 7-të”.
Ai thekson se mesazhi i këtij filmi është tejet i bukur – “Asnjëherë mos humb shpresën”.
Drama turke “7 Kogustaki Mucize” është shndërruar në senzacion kohëve të fundit.
Ky film është prodhim i Netflix dhe është ripërpunim i filmit jashtëzakonisht të popullarizuar të Koresë së Jugut në vitin 2013 me të njëjtin emër, “Miracle in Cell No. 7″.
Personazhet kryesore janë një vajzë e vogël, Ova (Nisa Sofiya Aksongur), dhe babai i saj, Memo (Aras Bulut Iynemli), një bari.
Përmes këtyre dy perzonazheve shpaloset marrëdhënia e shenjtë midis babait dhe vajzës së tij