Labinot Tahiri nisi një debat të madh në rrjet ditëve të fundit në lidhje me organizimin e dasmave këtë verë, gjë që është vënë në pikëpyetje nga Ministria e Shëndetësisë si masë për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Për të folur mbi këtë temë, Labi ishte i ftuar mbrëmë në NIN të Klan Kosova ku argumentoi qëndrimin e tij bashkë me të tjerë emra që preken direkt nga pezullimi i ceremonive të dasmave.
E duket se një qëndrim të përafërt mbanë edhe Alban Mehmeti.
Këngëtari i njohur ka postuar fotografi teksa ndiqte NIN duke u shprehur:
‘Labinot Tahiri shumë mirë e ka, nëse dikush punon duhet të punojmë edhe ne. Vetëm në vitin 2018 nga 10 miliardë qarkullim, 10 përqindjanë në muajin Korrik, Gusht’ – është shprehur Albani duke nënvizuar në këtë formë rëndësinë e madhe ekonomike që dasmat kanë në ekonominë e Kosovës.
Kujtojmë se çështja e ahengjeve të tilla është lënë të definohet në fazën e tretë nga 1 qershori mirëpo gjasat janë që do të ndalohen si grumbullime marrë shkas edhe nga çfarë shkaktoi një ceremoni e vetme në veri të vendit ku pati shpërthim epidemik pas një ahengu në Zveçan. /Prive.al