Pas një sezone të ngjeshur me koncerte për Gjikon, shtuar këtu edhe statusin e prindërve të rinj, dyshja e famshme Elita dhe Gjiko, nisën pushimet e tyre bashkë me të birin Zërin në Turqi.
Dyshja kanë ndarë momente të shkëputura nga relaksi i tyre në Instagram, madje Elita postoi edhe foto duke u puthur, e që nuk ishte Gjiko.
Para se të paragjykoni, bëhet fjalë për një delfin, nga ata delfinët e zbutur që jetojnë për të zbavitur turistët e ndryshëm.
Në këtë foto të publikuar nga Elita, Gjika ka bërë një koment duke etiketuar imamin e njohur Shefqet Krasniqin dhe ky koment ka ngjallur shumë diskutime pasi fansat i janë vërsulur Gjikos.
Mirëpo reperi ka reaguar publikisht duke i sqaruar të gjithë që nuk e pëlqyen humorin e tij. /Prive.al