Një fotografi e grimerit me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic krah një vajze nga Kosova bëri që të aludohet mbi një lidhje të mundshme.
U tha se grimerja Anita Haliti ka nisur një romancë me Marion dhe mes tjerash, një tur pushimesh në Karaibe.
Por cila është e vërteta?!
Burime të Prive.al kanë përjashtuar kategorikisht mundësinë e një lidhjeje mes dy të apostrofuarve.
Fotoja është shkrepur në Ulqin në suazat e një kujtimi të bukur të grimeres së re me Dedivanovic i cili me punën e tij ndër vite me yjet më të njohur të shoubizit ndërkombëtar, është pikë reference dhe inspirimi.
Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Prive.al/