Tuna, mbrëmë ka promovuar albumin e saj të ri.
Këngëtarja vendosi që kjo natë e veçantë për të të mbahej në Maqedoni, aty ku edhe mblodhi shumë miq e familjar.
Tuna shpërndau albumet dhe e veçanta e tij është një përshkrim mbrapa, për djalin e saj Tianin.
“Tian, hape të gjitha portat e shpirtit tim”, shkruan në album, dhe këtë e bëri të ditur Yll Limani.
Artisti i cili ka bashkëpunuar me Tunën në këtë projekt kaq të madh për këtë të fundit, ka nënvizuar në formë zemre shkrimin për djalin duke lënë të kuptohet se i ka pëlqyer shumë./Prive.al