E vaksinuar plotësisht por aktorja e famshme infektohet me COVID-19

By

Keira Knightley ka zbuluar se ka rezultuar pozitive për COVID-19 dhe se ajo vuan nga simptomat ndërsa burri i saj James Righton është asimptomatik.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” shpjegoi se ajo po “ndihej goxha keq” gjatë një interviste të re ndërsa izolohej në shtëpi në Londër.

“A të shqetëson nëse nuk e ndezim kamerën tonë? Kam COVID dhe po ndihem shumë keq…”, tha ajo për revistën Stella të The Daily Telegraph.

Knightley shtoi se dy fëmijët e saj gjithashtu kishin rezultuar pozitivë dhe ndiheshin më mirë se ajo, pavarësisht se aktorja kishte të dyja dozat e vaksinës, ndërsa bashkëshorti i saj – Klaxons’ Righton – nuk kishte simptoma. /prive.al

Artikuj të ngjashëm