Jessica Kadiu në llogarinë e saj bëri një deklaratë që morri shumë vëmendje.
Ajo pranon romancën me këngëtarin dhe tregon edhe për arsyen e ndarjes.
Lexoni deklaratën e saj të plotë në artikullin e mposhtëm:
Me një deklaratë publike Jess Kadiu flet për lidhjen e saj me Robert Berishën
Natyrisht që ajo duhet të ketë marrë nga kritikat më të ndryshme, mirëpo rrëfimin e saj e vazhdon duke qartësuar edhe faktin që ajo nuk kishte shkatërruar martesën dhe familjen e Robertit:
“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Un jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta.”