E kemi parë vetëm në skenë, duke bërë atë që di ta bëjë më së miri: Muzikën.
Flori Mumajesi, po që është një kompozitor e këngëtar ndër më të mirët që kemi, por ai ka një tjetër talent, ndoshta të pazbuluar.
Na qenka edhe një kuzhinier i zoti dhe këtë e dëshmon një imazh i vetëm.
Duke qenë pjesëmarrës në rubrikën “Për drekë me mua” në emisionin “E Diela Shqiptare” në TV Klan ën Shqipëri, ai ka gatuar një ushqim tradicional, që në praktikë është vështirë i realizueshëm, dhe mbahet për më të rëndat.
Por Flori nuk e ka pasur atë problem. Në një fotografi që drejtuesi i këtij emisioni Ardit Gjebrea ka publikuar në Instagram, këngëtari shihet duke hedhur brumin e flisë në tepsi me lehtësinë më të madhe e me buzëqeshje në fytyrë.
Të lumtë Flori, shpresojmë të ketë qenë aq e shijshme, sa edhe duket!