E pyesin pse nuk është Rita Ora në koncert: Si përgjigjet babai i Duas?

By

Sot në Prishtinë u mbajt konferencë nga Sunny Hill në të cilën reperi shqiptaro-amerikan, Action Bronson ka folur para medieve shqiptare, për të parën herë.

Por krahas Bronson i cili shpalosi emocionet e tij nga ushqimi shqiptar e deri tek ndjesia e Xhakës dhe Shaqirit në fushë, në konferencë foli edhe organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa.

Babai i Dua Lipës u pyet edhe mbi Rita Orën, për të cilën përflitet se ka raporte rivaliteti me Duan. Kur pranoi nga gazetarët interesimin mbi arsyen e mungesës së Ritës, Dukagjini pati përgjigje intersante.

“Duam që ky festival të ketë jetë të gjatë dhe të mbahet çdo vit, kështu në çdo edicion të sjellim artistë të ndryshëm. Vitin e ardhshëm do ta ftojmë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën”, tha Lipa.

Artikuj të ngjashëm