Martesa e Gresa Behlulit ishte një ngjarje e cila javën e fundit mori goxha vëmendje javën e fundit në shoubizin shqiptar.
Pas festave të njëpasnjëshme vetë këngëtarja ka pushtuar rrjetet sociale duke postuar një varg fotografish, nga nata e kanës dhe dasma.
Sidoqoftë, në asnjërën prej tyre nuk figuron bashkëshorti dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.
Një prej tyre e ka pyetur për bashkëshortin dhe përgjigjen, Gresa ka preferuar ta japë indirekt.
Ajo ka aprovuar komentin e një tjetër ndjekësi i cili i propozonte ‘të shqetësuarit’ që të kërkojë dasmën në Youtube për të hequr merakun e paraqitjeve të përbashkëta të çiftit.
Në 10 vite lidhje, pak e hiq është ditur mbi personin e zemrës së Gresës, e gjithë kjo për faktin e tendencës për të mbajtur profil të ulët jashtë vëmendjes së publikut. /Prive.al