Nën organizimin e Presidencës së Kosovës, është mbajtur ceremonia për nderimin e xhudistes Majlinda Kelmendi dhe kalimin e saj nga një sportiste aktive në arenën e sportit të xhudos në trajnere.
Me 29 medalje të arta, 6 të argjendta, 9 të bronzta – përfshi këtu një medalje të artë Olimpike në Rio 2016, i ka dhënë fund karrierës së saj magjike sportistja më e mirë e të gjitha kohërave në vendin tonë, Majlinda Kelmendi.
Duke mos i përmbajtur lotët, vet Kelmendi tha se për gjithë suksesin e saj falënderimi më i madh i takon Kosovës.
“Kam punuar shumë që mos të zhgënjej Kosovën e ta bëjë vendin krenar”, tha Kelmendi duke i falënderuar të gjithë për përkrahje përgjatë rrugëtimit të saj.
Në këtë ceremoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”. Urdhri “Shotë Galica” u ndahet personave, të cilët kanë avokuar, kanë bërë vepra trimërie apo akte guximi, por edhe luftuan për barazinë gjinore. /Prive.al