E pakënaqur nga vendimi, Klea Prenga i drejtohet publikisht gjyqtares

By

Ditë më parë, Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan në polici, pas disa javësh kërkim nga policia, për shkak të sulmit të dhunshëm ndaj Klea Prengës.

Pas dorëzimit të tyre në polici u zhvillua seanca gjyqësore ndaj motrave Berisha.

E pakënaqur ndaj vendimit të gjyqtares për Mariela Berishën duke e lënë atë në arrest shtëpie, mbeti Klea, e cila theksoi se nuk do të ndaloj deri sa të sigurohet që ky rast të marrë trajtimin e duhur.

Ajo madje përmes një postimi, bëri thirrje publike për gjyqtaren Migena Laska, duke thënë se “Drejtësia duhet të vihet në vend për rastin tim! Kam përjetuar një sulm brutal që më ka shkaktuar dëme të mëdha fizike dhe psikologjike. Nuk do të pranoj që ky rast të neglizhohet apo të zvarritet më tej”.

Shihni postimin e plotë më poshtë! /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)

Artikuj të ngjashëm