Pas largimit të Encës në OTR shumë shpesh vëmendja e medias është drejtuar në emra të tjerë zëvëndësues.
Beatrix Ramosaj e Keisi Medini u përmendën si vajzat e reja në grup.
Kjo e fundit madje me një tortë me mbishkrimin OTR zyrtarizoi pozitën e re si mbretëresha e grupit megjithatë prurjet nuk do të mungojnë.
Besoni ose jo, në OTR do jetë edhe Oriola Marashi, modelja e cila është shndërruar tash e një kohë prej më të ndjekurave nëpër rrjete sociale.
Marashi para famës me modelizëm, merrej me muzikë dhe si rrjedhojë, inkuadrimi në këtë fushë i paralajmëruar nga Varrosi nuk është një rastësi. /Prive.al/