Nofkën Big Mama e kishte marrë ngase kishte ca kilogramë të tepërt në trupin e saj. Por kjo më nuk do t’i shkojë.
Këngëtarja Big Mama ka humbur drastikisht peshë, dhe këtë e dëshmon një fotografi që ajo ka publikuar në Instagram.
E veshur në një fustan të kuq e të ngushtë, asaj i dukeshin format të cilat nuk i kishte asnjëherë më parë.
Ajo është dobësuar pas një ndërhyrjeje gastrike që ka bërë në Turqi dhe siç duket kjo e ka ndihmuar që të bie në peshë. /Prive.al