E pabesueshme: Aktori shumë i dashur, akuzohet për ngacmim seksual

By

Njëri nga aktorët më të dashur e më të njohur në botë, po akuzohet për ngacmim seksual.

Në vazhdën e akuzave që filluan në fund të vitit të kalaur me shpërthimin e skandalit të producentit Harvey Weinstein, edhe një emër I famshëm është bërë pre e akuzave për ngacmim seksual.

Image result for morgan freeman

Akotri amerikan Morgan Freeman, po akuzohet për sjellje të papërshtatshme.

Në një raport të publikuar në CNN të enjten, plot njerëz e kanë akuzuar 80 vjeçarin për sjellje të papërshtatshme dhe kanë thënë se janë viktima të abuzimit të tij seksual.

Në raport thuhet se dy gra përfshirë një asistente në produksionin Going In Styre, kanë thënë se ishin viktima të prekjeve të tij.

Njëra nga to ka thënë se ai kishte bërë komente të papërshtatshme për figurën dhe veshjen e saj në baza ditore, e po ashtu i kishte ngrehur fustanin për të parë nëse kishte të brendshme.

Menaxhmenti i Freeman është kontaktuar nga ekipet e CNN për disa herë, megjithatë edhe pas e-maileve të njëpasnjëshme, nuk kanë marrë asnjë koment lidhur me akuzat. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm