Do e mbajmë mend si njërën ndër këngët më të bukura që ajo solli gjatë karrierës muzikore.
Zëri i saj është i lindur për të kënduar balada, por Soni Malaj shpesh ka eksperimentuar me zhanret, duke u paraqitur në forma të ndryshme.
Ajo vite më parë kishte kënduar këngën “Ndarja”, në festivalin e famshëm shqiptar të këngës Top Fest.
Ndërsa këtë këngë me fjalë që rrjedhin nga zemra e prekin shpirtin, këngëtarja e ka interpretuar live dhe videon e ka publikuar në Instagram.
Kur e dëgjon, e sidomos me Sonin në sfond që e qet nga goja çdo shkronjë me emocion, kënga të mbetet gjatë në mëndje. /Prive.al