E mbani në mend aktoren tejet të famshme në mesin e kosovarëve “Mia Koluci” që I bëri të gjithë ëpr vete në serialin “Rebel de Way”?
Pa dyshim që po dhe tani ka lajme të mira nga ajo. Aktorja Luisana Lopilato që është e martuar me këngëtarin e njohur Michael Buble, po presin një fëmijë dhe tani e kanë zbuluar gjininë e bebes.
“Vajza ime e vogël do të vijë në jetë brenda tri javësh dhe këtë s’e kam thënë ndonjëherë në publik”, ka thënë Buble në një program irlandez në radio. “Do bëhemi me vajzë”, ka shtuar ai.
Michael dhe Luisana kanë lajmëruar në shkurt të këtij viti se po prisnin fëmijën e tretë, ndërsa dyshja tashmë ka dy djem, Eliasin dhe Noah. /Prive.al