Ishin vajzat që rrëmbyen zemrën e publikut në X Factor Albania. Një grup vajzash nga treva të ndryshme shqiptare u bënë bashkë nga produksioni, e ishte një gjetje e duhur.
Duartrokitjet e shumta i çuan deri në finale ku kënduan edhe përkrah Ardit Gjebresë.
Më pas u ngjitën në Kënga Magjike me këngën e parë origjinale e më vonë sollën dhe videoklipin e parë.
Gradualisht në çdo performancë, largohej nga një vajzë për të vazhduar tashmë si soliste.
E para që nisi rrugëtimin e vetme ishte Aida Doçi ku nga muzika modern me rep, u kthe në zhanrin popullor.
Të njëjtën gjë bëri edhe Gerta e cila edhe pse spikati me zërin e lëvizjet e saj në muzikën Pop, ajo është kthyer tek pjesa e popullores.
Gerta Saramati ka nisur tash e një kohë me dasma, teksa mbrëmë ka publikuar edhe videoklipin e saj të parë si solo artiste, një baladë e ndjerë “Një lutje”.
Kjo këngë ka filluar të pëlqehet e po ashtu është shpërndarë nga artistë të shumtë, sidomos asaj popullore./Prive.al