Me datë 24 maj, modelja shqiptare Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë.
Ajo këtë zhvillim, përfshirë shtatzëninë e mbajti tërësisht të fshehur nga syri i publikut.
Për këtë arsye, lajmi erdhi befasi për shumëkë.
E dy muaj pas, Aurela ka vendosur që ta konfirmojë statusin e ri si nënë, përmes disa fotografive me djalin.
Shkrepjet janë nga pushimet verore në jug të Shqipërisë dhe duket të jenë kartolinë e verës së parë me epitetin e nënës. /Prive.al