E kritikuan për pamjen e re të buzëve, Lori Hoxha humb qetësinë (FOTO)

By

Fotot e Lori Hoxhës komentohen në vazhdimësi mirëpo një e postuar sot duket se ka ngjallur shumë reagime pas një kohe relativisht të gjatë.

Imazhi i festimit të Vitit të Ri tërhoqi vëmendjen për pamjen që reflekton trashëgimtarja e Top Medias.

View this post on Instagram

watermelon sugar high

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Buzët dukshëm më të fryra kanë bërë që ndjekësit të komentojnë në masë të madhe duke këshilluar Lorin që të mos vazhdojë me intervenime të tilla.

 ‘Shpresoj që po të pëlqen vetja por unë mendoj që është dëshprim për vëmendje. Ishte e mrekullueshme dhe mendoj se ke shkuar shumë larg’ – shprehet një prej komentuesve.

‘Sa gjynah si qenka katandis kjo nga ndërhyrjet plastike. Kjo gjë kështu është sëmundje mendore kur s’të pëlqen vetja dhe bën ndërhyrje’ – deklaron një tjetër ndjekës.

Dikush deklaron se e ka pëlqyer shumë 25-vjeçaren dikur mirëpo tashmë po pështiroset nga ajo që po sheh.

‘Sinqerisht, ndal së transformuari veten sepse je kukull edhe pa ato injeksionet. Pa ofendime por kur më doli fotoja pa e parë akoma emrin mu duk si Caitlyn Jenner.E di që është jeta jote por ky është mendimi im dhe këshilla ime’ – përfundon një prej komenteve.

E ky vrull ka bërë që Lori të postojë një tjetër fotografi me kokën kthyer anash me ç’rast jep mesazhin:

‘Virtualisht duke shmangur këdo që jep mendime të pakërkuara në vitin 2020. Qëndroni në jashtëqitjen tuaj’.

Hoxha edhe paraprakisht ka folur në lidhje me ndikimin që kanë pasur tek ajo komentet një kohë, të cilën e ka rikuperuar megjithëse duket se jo ende krejtësisht. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm