Kaona Sylejmani, zgjodhi të ndiqte rrugën e artit, vetëm se për dallim nga e ëma, Adriana Matoshi ajo zgjodhi këngën.
Nuk ka shumë ditë që ajo debutoi në skenën e muzikës shqiptare me këngën “Bompa”, që vjen ne bashkëpunim me producentin Cricket.
E ftuar në Prive, këngëtarja shpjegoi kuptimin e saj prapa videoklipit të ri.
Më tej ajo tregoi se kënga debutuese është e bazuar në një periudhë të errët të cilën ajo veçse e ka lënë mbrapa dhe çfarë mund të presim nga ajo në të ardhmen, Kaona na e tregon vetë.
Nga debutimi i saj, Kaona është krahasuar me shumë artistë por thekshëm me Era Istrefin. Çfarë thotë ajo për këtë krahasim?
Ndiqni të plotë intervistën në videon e mëposhtme. /Prive.al