Ndjekësit nga Kosova i ka të shumtë por duket që Eni Çobani, avokatja e ‘Shihemi në gjyq’ edhe miqtë nga kjo zonë i ka të shumtë.
Avokatja më e famshme shqiptare, pjesë e të dielave të shqiptarëve gjithandej një prej mikeshave të zemrës duket ta ketë një deputete nga Kosova.
Fjala është për deputeten e AAK-së, Time Kadriajn me të cilën Eni ka pozuar nën përshkrimin: ‘Miqesia e vertete i ngjajn yjeve.Kur mbulon erresira,ata jane te paret qe bejne drite.Mikja ime Time Kadrija me familjaret e veta me kenaqe me kete vizite te bukur sesa here te takoj ti me fal shume pozitivitet dhe miresi. Time eshte fat qe vendi ku ti kontribon Kosova jone te ka vene ti perfaqesosh ata ne Parlamentin tuaj se ti meriton me te miren mikja ime.Se shpejti do takohemi ne Prishtine.’
Kush do thoshte që dy zonjat e nderuara kanë një miqësi të tillë kaq të fortë? /Prive.al