Passwordi i tij i telefonit është aq i lehtë, sa çdokush do e provonte atë kombinim për të parë nëse i hapet.
Reperi me famë botërore Kanye West, ka zbuluar për veten e tij më shumë se që mund të ketë dashur, duke lënë t’i vërehet qartë kodi i mbrojtjes së telefonit të tij, gjatë takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Reperi ka drekuar me Presidentin Trump, dhe për një moment e ka nxjerrë telefonin për t’i treguar një GIF presidentit.
Kamerat parapa tij e kanë kapur PIN-in e telefonit që ishte “000000”, gjatë transmetimit live.
Dhe tani, e tërë bota ka nisur shakatë me reperin, duke u tallur në llogari të tij referuar këtij fjalëkalimi qesharak. /Prive.al
lmao Kanye's iPhone password is 000000 pic.twitter.com/mEM5Tjq0po
— Del Slappo (@misterjamo) October 11, 2018