Prive javën që lamë pas, paralajmëroi projektin e ri të këngëtares Samanta Karavella.
Dhe kënga është gati që shumë shpejt të publikohet sepse tashmë xhirimet e klipit kanë përfunduar.
Karavella ka lansuar disa inserte nga seti i xhirimeve në të cilat ajo tregon se “do e kalli fare” me pamjen.
Këngëtarja që shquhet edhe për bukuri fizike e forma të mira, do duket përvëluese flakë në një kostum të kuq.
Kënga e Samantës publikohet së shpejti e titullin e mbanë “Kush jam”. /Prive.al