E dehur, Beatrix Ramosaj uron vëllaun e saj ?!

By

Të urosh ditëlindje në mesnatë mund të jetë problem sidomos kur të nesërmen duhet të zgjohesh herët në mëngjes për punë.

Megjithatë, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka pasur me gjasë një tjetër problem teksa pas orës 12 ka uruar vëllaun e saj, Albanin me rastin e ditëlindjes.

Ajo, të paktën siç e ka shkruajtur vetë në urimin e saj, ishte e dehur!

‘Urime ditëlindjen lapatushi jem. U bone 20 vjet! E di, unë jam shumë e dehur momentalisht menxi po shkruj po urimi ma i sinqertë është që ti ke me u bo shumë i madh dhe çdo ditë ki me na bo krenar’ – thuhet mes tjerash në urimin e këngëtares.

Para së gjithash, Beatrix duhet të komplimentohet për sinqeritetin dhe vullnetin që të uroj vëllaun edhe pse në një gjendje jo fort komode. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm