Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka publikuar tashmë të gjitha këngët pjesëmarrëse të edicionit të 63-të.
Këtë edicion, emra të njohur do pushtojnë skenën e këtij festivali, duke përfshirë edhe këngëtaren Elvana Gjata.
Ajo u rikthye në këtë garë muzikore me “Karnaval”, një këngë plot ritëm, me influencë latine.
Ky festival do mbahet nga data 19 deri më 22 dhjetor, teksa kënga triumfuese do e përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision Song Contest 2025’.