E bija e Ukshin Hotit kërkon punë, prek me postimin në mediat sociale!

By

Erleta Hoti, e bija e veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti me anë të një statusi të lëshuar në llogarinë e saj në Facebook, iu është drejtuar me një ankesë institucioneve qeveritare dhe komunale të Prishtinës.

Ajo ka thënë se ka kohë prej që kur aplikon në pozita të ndryshme, veçse gjithmonë pa sukses.

“Të nderuara institucione qeveritare dhe komunale të Prishtinës,

Qe sa kohë kam konkuruar për një vend pune tek pozitat e ndryshme që i posedoni, por deri më tash me asnjë sukses.

Poashtu, përveç kualifikimeve adekuate e gëzoj të drejtën ligjore, ku kanë përparësi  fëmijet me prind të cënuar nga lufta.

Të drejtë që rrallë e shfrytëzoj, veçse në rastet kur jam e papunë dhe nuk posedoj të drejta bazike për mbijetesë si prind vetushqyes për fëmiun tim, që është me nevoja të veçanta.

Me respekt dhe shpresë që ndonjë institucion publik të mi hapë dyert,

Erleta Ukshin Hoti”, shkroi ajo.

Artikuj të ngjashëm