Dyshime për COVID-19 në ‘Big Brother VIP’?

By

PËRDITËSIM (18:22)

Situatën me COVID e ka adresuar zyrtarisht edhe produksioni. Përmes një komunikimi me zarf të bardhë, ata i kanë kërkuar banorëve që të tregohen të kujdesshëm. Për më tepër, produksioni ka bërë me dije se tani e tutje do ndalohet çdo kontakt fizik me familjarë, ato grimierë që deri tani kanë ardhur shpesh në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//–//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-//-

Në mesin e banorëve të “Big Brother VIP” është krijuar një shqetësim i ri.

Fakti se Beniada nuk po ndihet mirë dhe ka temperaturë, plogështi dhe dhimbje kockash ka bërë që të dyshohet për marrjen e virusit nga jashtë.

Nën zë, banorët gjatë ditës në bisedat e tyre kanë lënë të nënkuptohet se janë testuar dhe presin përgjigjet.

Situata paraqitet e qetë dhe të tjerët të paktën tani për tani nuk kanë ndonjë shqetësim shëndetësor.

Pasi kjo gjë u bë temë, Donaldi ka rrëfyer se ka kaluar COVID-in pak ditë para hyrjes në shtëpi dhe ia ka hedhur lehtë, kryesisht me temperaturë dhe lodhje.

Ndërkaq, mbetet e paqartë nëse në protokolet e produksionit përfshihet testimi i kujtdo që hyn në shtëpi për surpriza apo të tjera punë sepse kjo mbetet mënyra më e rrezikshme për infektim, në kushtet kur banorët janë në izolim nga e gjithë bota e jashtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm