Dy vite pa grimeren Liberta Selaci, vëllai Reexhi sjell dedikimin emocionues!

By

COVID-19 ndryshoi botën rrënjësisht duke mos e lënë atë të njëjtë në asnjë aspekt.

Pjesa më e rëndë e realitetit pandemik ishte fakti që virusi famëkeq mori shumë jetë njerëzish, duke ndërprerë plot ëndrra e duke lënë pas plot dhimbje.

Në mesin e mijërave jetëve që pandemia mori në Kosovë ishte edhe ajo e grimeres së talentuar nga Vushtrria, Liberta Selaci.

Të nesërmen e ditëlindjes së saj të 28-të teksa ishte në pritje të ëmbël, ajo u nda nga jeta për të lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo veç tek familja e shoqëria por i gjithë qyteti i Vushtrrisë e më gjerë, që në një formë ose tjetrën, njohu Libertën në të gjitha dimensionet e saj njerëzore.

Kjo sepse, Liberta ishte nga ata persona që do ta mbaje mend gjatë, edhe sikur ta kishe takuar e njohur për vetëm pesë minuta.

Për ta përjetësuar kujtimin për të, të cilin nuk do e tretë as koha, në dy-vjetorin e ndarjes nga jeta, për të ka ardhur një dedikim tejet personal.

Reexhi, vëllai i grimeres së ndjerë ka sjellë këngën e tij më të re e cila pason një varg projektesh të publikuara përgjatë verës.

Kënga ‘Liberte’ është punuar në studion e SBS Entertainment, me tekst të vet artistit.

Të plotë mund ta ndiqni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm