Dy këmbët në një këpucë, fejohet edhe Gjiko (FOTO)

By

Ai nuk ka ndaluar asnjëherë së surprizuari të dashurën e tij, modetaroren e njohur Elita Rudi,

Dhe në festën e ditëlindjes së saj, reperi i famshëm kosovar Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko, e ka surprizuar pa masë Rudin.

Gjiko “i ka futur vetes dy këmbët” në një këpucë siç thotë populli, duke i propozuar martesë Elitës, me të cilën ka kohë që është në lidhje dashurie.

Dyshja kanë dhënë vet lajmin e fejesës përmes llogarive të tyre në rrjete sociale, ku kanë ndarë edhe imazhet e para nga momenti i bukur.

“Ajo tha po”, ka shkruar Gjiko, në imazhin ku shfaqet u ulur në dy gjunjë për të bërë propozimin romantik, ndërsa më pas edhe Elita ka publikuar të njëjtin imazh, ku jep deklaratën se e pranoi propozimin e martesës. /Prive.al

View this post on Instagram

She said yes 😎💍 @elita.rudi ❤️

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Artikuj të ngjashëm