Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot ikonat e muzikë shqiptare, Merita Halilin dhe Raif Hysenin.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se u ka dhuruar nga një Mirënjohje, të dy artistëve, njofton Klankosova.tv.
“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e z. Raif Hyseni. Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e kulturës e traditës shqiptare, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje”, ka shkruar Rama.