Prive ishte e para që raportoi në mbrëmjen e së shtunës, se Action Bronson u morr në pyetje nga policia për shkak se kishte ndezur dhe tymosur marihuanë në skenë.
Por meqë ai u intervistua e u lirua menjëherë në mungesë provash se kishte me vete substanca narkotike, babai i Dua Lipës, organizatori i festivalit “Sunny Hill”, po thotë se ishte diçka tjetër.
Për Klan Kosovën, Lipa thotë se Bronson kishte tymosur duhan në mënyrën e tij, e madje e lëvdon edhe Policinë e Kosovës për punën që kanë bërë. /Prive.al